Chelsea ndjek talentin e Barcelonës!

Mbrojtësi i krahut të majtë të Getafes, Marc Cucurella, i huazuar prej Barcelonës, po përcillet me vëmendje nga skuadra si Chelsea, Napoli, Borussia Monchengladbach dhe Bayer Leverkusen pak muaj para se të filloj afati veror i transferimeve.

Barcelona ka arritur një marrëveshje për shitjen e lojtarit për 6 milionë euro dhe pastaj në rast transferimi tjetër katalanasit do të përfitojnë 40% të parave prej shitjes së tij.

Ndërkohë klauzola e largimit të lojtarit pritet të jetë rreth 25 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për skuadrat që e kërkojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here