E bujshme: Barcelona transferon yllin e Lazios

Te Barcelona kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës dhe lojtari i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Katalanasve është mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, 23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Blaugranëve me paraqitjet e tij.

Felipe u transferua te Lazio në vitin 2016 dhe një vit ishte i huazuar te Salernitana, ndërsa këtë sezon ka luajtur 23 ndeshje me Lacialët dhe ka shënuar 1 gol.

Braziliani ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022, ndërsa vlera e tij në treg është 20 milionë euro.

Claudio Lotito dhe Igli Tare dëshirojnë që tia rinovojnë kontratën dhe mbetet ta shohim nëse do ta lënë të largohet nëse vjen një ofertë nga Barcelona.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here