Gjiganti italian interesohet për Kumbullën!

Inter është duke vëzhguar tre lojtarë për të përforcuar repartin mbrojtës për sezonin tjetër, sipas Tuttosport.

E përditshmja torineze shkruan Stefan De Vrij, Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar do rrinë të gjithë në skuadër edhe për sezonin tjetër.

Megjithatë në dyshim janë Diego Godin dhe Andrea Ranocchia të cilët në këtë sezon siç po duket nuk po bindin drejtuesit e skuadrës zikaltër.

Objektivi kryesor i kësaj vere pritet që të jetë mbrojtësi shqiptar i Veronës, Marash Kumbulla, i cili vlerësohet diku tek 25 milion euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here