Igli Tare shokon botën e futbollit me deklaratën e tij!

Drejtori sportiv i Lazios dhe njëkohësisht ish futbollisti i kombëtares shqiptare Igli Tare ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij se ‘Euro 2020’ do të shtyhet për ti dhënë prioritet ligave, në një kohë krize të shkaktuar nga Coronavirusi.

Italia po kalon një periudhë shumë të vështirë ku i gjithë gadishulli apenin po përjeton një izolim total.

Tare shtoi se kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu pasi që ka disa lojtarë që kanë rezultuar pozitiv dhe situata mund të sqarohet të paktën pas 3 javësh.

‘Në qendër dhe në jug të Italisë situata është më e qetë por të gjithë po e kuptojmë çfarë po kalon veriu i Italisë’ deklaroi Tare për Now News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here