Juventus dhe Coronavirus!

Banka ‘IMI’ ka deklaruar se Juventus deri në fund të këtij sezoni pritet të humbë plot 110 milionë euro për shkak të coronavirusit dhe shtyerjes së ndeshjeve shkaku i gjendjes së krijuar.

Ndërprerja e ndeshjeve ka filluar të ketë pasojat e para ekonomike te skuadrat e mëdha europiane ku njëra prej tyre është edhe ‘Zonja e Vjetër’.

45 milionë euro juventinët pritet që ti humbin vetëm nga të drejtat e transmetimit të ndeshjeve.

40 milionë të tjera do të humben nga të drejtat e sponsorizimit dhe reklamave dhe 25 milionë të tjera nga biletat e shitura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here