Juventus nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Ndonëse ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve, mesfushori Miralem Pjanic duket se nuk e ka bindur aspak trajnerin Maurizio Sarri dhe nëse ky i fundit do të konfirmohet në pankinën e klubit bardhezi, atëherë boshnjaku do të duhet të gjejë një tjetër skuadër.

Sarri kërkon më shumë shpejtësi në pasime dhe jo rrallë i ka besuar uruguaianit Bentancour, para mbrojtjes, ndërsa përveç kësaj, Pjanic ka shfaqur edhe problem, duke kërkuar shumë herë ndërrim Brenda 60 minutave në lojës.

Për mesfushorin boshnjak interesohet Paris Saint Germain, që është gati të paguajë 40 milionë euro, ndërsa edhe klube të tjera në Angli janë gati të kënaqin dëshirat e Juves, për të rrëmbyer Pjanic. Nga ana tjetër, me largimin e tij, bardhezinjtë do të provojnë rikthimin në Serinë A të mesfushorit italo-brazilian Jorginho, i cili aktualisht është pjesë e Chelseat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here