Napoli me sulmues të ri?!

Napoli mund të përfshijë në ofertë edhe Andrea Petagna për të sigurar shërbimet e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti, raporton Gazzeta dello sport.

Sulmuesi i Spal nënshkroi me napolitanët këtë janar por u la tek skuadra aktuale për ti ndihmuar ata që të mos bien nga Serie A.

Por 24 vjeçari mund të mos luajë kurrë për Napolin pasi ai mund të transferohet direkt tek Torino në shkëmbim me Belottin i cili pëlqehet shumë nga presidenti De Laurentiis.

Petagna i kushtoi Napolit plot 18 milionë euro dhe mund të jetë një opsion interesant për Torinon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here