5 lojtarë të Valencias me Coronavirus!

Valencia para pak orësh bëri të ditur se në mes të lojtarëve dhe stafit të tyre të infektuar kanë rezultuar 5 persona.

I pari prej tyre ishte Ezequiel Garay i cili për çudi nuk ishte pjesë e skuadrës kundër Atalantës në Champions League.

Ndërsa tani Valencia doli me një deklaratë ku bëri të ditur se numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 5 tek stafi i saj.

Klubi njëkohësisht ka njoftuar se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë janë në vetëizolim sipas këshillave të institucioneve shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here