Inter merkato në Itali!

Inter po kërkon që për sezonin tjetër të përforcohet brenda Italisë, transmeton Tuttosport.

E përditshmja torineze deklaron që ‘neroazzurët’ po kërkojnë lojtarë brenda Serie A për sezonin 2020-2021.

Një prej lojtarëve të përfolur është Gaetano Castrovilli i Fiorentinës. Ky lojtar mund të konsiderohet një prej zbulimeve të këtij sezoni dhe admirohet shumë nga Antonio Conte.

Një tjetër lojtar që po kërkohet nga zikaltërit është edhe Federico Chiesa por arritja deri tek ky lojtar duket shumë e vështirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here