Koronavirus: UEFA ndryshon formatin e Ligës së Kampionëve dhe Europa League

UEFA po planifikon ta ndryshojë formatin e Ligës së Kampionëve dhe Europa League për këtë sezon pas përhapjes së koronavirusit, raporton e përditshmja spanjolle AS.

Plani i UEFA-s është që ky sezon të zhvillohet me formatin Final Four. Katër skuadrat që do të kualifikohen në gjysmëfinale do të zhvillojnë vetëm nga një ndeshje për tu kualifikuar në finale.

Dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen në Stamboll, ndërsa përballjet e Europa League në Gdansk.

UEFA do të zhvillojë një mbledhje me videokonferencë të martën dhe kjo ide do të vihet në votim.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here