Milan nxjerr në shitje lojtarin e saj!

Milan duken të dëshpëruar për të gjetur një blerës për  Lucas Paqueta, por prej brazilianit shpresojnë që të arkëtojnë të paktën 25 milionë euro në mënyrë që ta lënë të lirë.

Sipas Tuttosport 22 vjeçari është shndërruar në një problem për hierarkinë e San Siros të cilët fajësojnë njëri tjetrin për këtë transferim të dështuar.

Ai milanezëve i kushtoi plot 39 milionë euro kur u transferuar nga Flamengo dhe plus bonuset çmimi mund të arrijë rreth 45 milionë euro.

Paris Saint Germain duket e interesuar për futbollistin por shifra prej 25 milionë eurosh duket të jetë tepër e lartë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here