Sensi bën gati valixhet, Conte ka gjetur pasuesin ideal

Antonio Conte ka filluar të mendojë për merkaton e verës dhe strategu italian ka piketuar përforcimin e parë për vijën e mesfushës.

Largimi i Stefano Sensit nga Interi është një ide që po qarkullon kohëve të fundit dhe prandaj Neroaxurët kanë piketuar menjëherë pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli, i cili pëlqehet shumë nga Interi.

22-vjeçari i dalë nga akademia e Milanit mund t’i bashkohet Neroaxurëve në verë.

Tuttosport raporton se Conte mund të futet në sulm për lojtarin dhe në këtë mënyrë mund të bëhet një shkëmbim mes tij dhe Sensit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here