Serie A pranë katastrofës për këtë arsye!

Serie A mund të përjetoj një katastrofë të vërtetë ekonomike në qoftë se liga do të mbetet e mbyllur deri në fund të sezonit normal.

Liga është ndërprerë në kulmin e coronavirusit ku kanë mbetur akoma për tu zhvilluar 12-13 ndeshje deri në fund të sezonit.

Tani ekziston një opsion që liga të fillojë më 2 maj dhe të përfundoj më 30 qershor por asgjë nuk mund të merret pa pasur përkrahjen e Uefas.

La Reppublica deklaron se nga të gjitha të drejtat televizive humbjet për skuadrat italiane mund të shkojë deri në 430 milionë euro por nuk përjashtohet rreziku që kjo shifër të ngrihet deri në 700 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here