Kalendari i ri dhe mesa duket më i përshtatshmi për Serie A duket se do të jetë prej 2 majit deri më 30 qershor, ku do të luhen 9 ndeshje në fundjavë dhe 3 ndeshje në mesjavë duke përshtatur orarin në koordinim me kompeticionet europiane.
Burime të ndryshme si La Reppublica dhe Gazzetta dello Sport deklarojnë se ky pritet të jetë kalendari i ri i Serie A pasi pandemia e Coronavirusit do të lejoj prapë ndeshje të zhvillohen.
Pezullimi zyrtar i ndeshjeve në Serie A është deri më 2 prill por pasi që 11 lojtarë të Serie A janë të infektuar sipas të gjitha gjasave pezullimi do të vazhdojë akoma.