Inter dhe Napoli ‘luftë’ në merkato!

Napoli dhe Inter duket se do të zhvillojnë një rivalitet të ashpër për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Sassuolos, Jeremie Boga, raporton Calciomercato.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka mahnitur me paraqitjet e tij me Sassuolon qysh prej 2018 kur u transferua nga Chelsea.

Mirëpo londinezët kanë një klauzolë prej 15 milionë eurosh për ta lënë të lirë lojtarin, por klubi italian shpreson që të arrijë një marrëveshje me ‘Blutë’ e Londrës në mënyrë që të jetë në gjendje për ta shitur gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here