Ish ylli i Juventus këshillon Sarrin!

Maurizio Sarri ka marrë disa këshilla me vlerë nga Alessandro Del Piero, ish sulmuesi legjendar i ‘Zonjës së Vjetër’.

Del Piero deklaroi se Sarrit i duhet edhe pak më shumë kohë që ta bëj për vete skuadrën e Juventus dhe se Dybala është lidhja perfekte për mesfushën dhe sulmin e skuadrës.

‘Sarri krijoi shumë ide të bukura të lojës tek Empoli dhe Napoli por këto gjëra janë arritur me shumë punë dhe ushtrime dhe komunikim të vazhdueshëm dhe me Juventusin po e shoh se tani është në rrugën e duhur për të arritur të njejtën gjë.’

Ndërsa për Dybalan italiani deklaroi se ai duhet të pozicionohet menjëherë pas sulmit pasi argjentinasi është i aftë që të asistojë dhe të shënojë shumë gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here