E bujshme: Inter ndërpret bashkëpunimin me Nike dhe kalon te Adidas, ja si do të dukej fanella (FOTO)

Interi mund ti jep fund marrëveshjes 20-vjeçare me Nike. Neroaxurët raportohet se do të kalojnë te Adidas.

Inter dhe Nike bashkëpunojnë që nga viti 1998, kur Nike prodhoi për herë të parë fanellën e Interit për sezonin 1998-99.

Megjithatë siç raporton  FCInterNews.It, që njihet për lidhjen e afërt me klubin, Inter dhe Nike kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që bashkëpunimi të ndërpritet.

Nike aktualisht paguan Interin 10 milionë euro në sezon, shumë larg nga shumica e klubeve të mëdha evropiane, dhe më e rëndësishmja, shumë larg rivalit të madh Juventusit, që Adidas e paguan 51 milionë euro në sezon.

Kjo ueb faqe raporton se Adidas mund të jetë i interesuar të sponsorizojë Interin, duke tentuar të marr tregun italian, pasi janë ndar me Milanin verën e kaluar.

Beppe Marotta ishte njeriu që solli marrëveshjen mes Juventusit dhe Adidasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here