Handanovic rinovon edhe për një vit, Marotta ka gjetur pasuesin

Inter dhe Samir Handanovic raportohet të kenë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për një tjetër vit. 

Lajmin e ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, e cila shkruan se Inter dhe Handanovic kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës edhe për një tjetër vit dhe se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Mirëpo Beppe Marotta ka filluar ta kërkojë pasuesin e sllovenit dhe ka piketuar dy portjerë.

I pari në listën e Marottas është Juan Musso. Argjentinasi ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2023 dhe pëlqehet shumë nga Conte. Portjeri tjetër është Ionut Radu, i cili është në pronësi të Interit, por i huazuar te Parma.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here