Milan ka gjetur sulmuesin për sezonin e ardhshëm: Rosonerët transferojnë yllin 60 milionësh

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Milani dëshiron shërbimet e sulmuesit të Real Betis, Loren Moron.

Moron ka shënuar 9 gola në La Liga këtë sezon në 26 ndeshje të luajtura me Betisin dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Interesim për Moron kanë shfaqur Tottenham dhe Napoli, mirëpo Rosonerët janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë.

Klauzola e Moron është 60 milionë euro dhe Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë atë.

Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi pasiqë Ibrahimovic pritet të largohet nga San Siro në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here