UEFA merr vendimin sot: Ja çfarë pritet të ndodhë me Europianin

Coronavirusi ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në Europë.

UEFA sot do të mbajë një mbledhje me videokonferencë dhe do të merret një vendim për Euro 2020.

Shtëpia e futbollit europian nuk dëshiron të rrezikojë me mbajtjen e Europianit në qershor dhe sipas të gjitha gjasave do të zhvendoset për verën e ardhshme.

Opsioni tjetër është që Europiani të zhvillohet në dhjetor të këtij viti. Në rast se Euro 2020 zhvillohet në dhjetor, atëherë ligat evropiane do të kishin shansin që të mbyllnin këtë edicion.

Mirëpo sipas raportimeve, drejtuesit e UEFA-s janë të vendosur që gara të shtyhet për vitin tjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here