Bale largohet këtë verë nga Real Madrid!

Real Madrid po mendon seriozisht që ta lërë të lirë yllin uellsian, Gareth Bale.

Sipas Marca, Bale është i gatshëm që të përmbushë kontratën e tij dy vjeçare me ‘Los Blancos’ por madrilenët po mendojnë që ta largojnë futbollistin gjatë kësaj vere.

Gareth Bale nuk ka shënuar gol me madrilenët qysh prej shtatorit të vitit të kaluar dhe deri më tani në këtë sezon ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje si titullar.

Zinedine Zidane u mundua që ti japë mundësin për të fituar vendin e titullarit në skuadër por uellsiane dështoi për ta bërë këtë gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here