Bombë: Juventus rrëmben Hernandezin nga Milani, zbulohet oferta

Juventus është i gatshëm të nisë sulmin për të rrëmbyer yllin e Milanit, Theo Hernandez.

Francezi u transferua te Milani nga Reali verën e kaluar dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i Rosonerëve me 6 gola të shënuar dhe dy asistime.

Milani do ta ketë të vështirë ta mbajë atë në San Siro, pasiqë interesim për të kanë shfaqur gjigantët europian. Siç raporton Gazzetta dello Sport, Juventusi është i gatshëm ta rrëmbejë Hernandezin nga Milani.

Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe Hernandez do të ishte përforcimi ideal. Hernandez vlerësohet 50 milionë euro dhe Agnelli nuk e ka ndërmend të kursehet dhe pritet të ofrojë 60-70 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here