Ja kur do ta marrë Koeman drejtimin e Barcelonës

Trajneri i përafqësueses së Holandës, Ronald Koeman ka deklaruar se klauzola e tij për ta marrë drejtimin e Barcelonës është shtyrë për vitin e ardhshëm, pasi Kampionati Europian u shty për verën e vitit 2021.

Koeman ishte pranë Barcelonës pas shkarkimit të Valverdes, por në fund Katalanasit emëruan Setienin për trajner.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës e zbuloi se në kontratën e tij me përfaqësuesen e Holandës ka klauzolë që ia lejon atij largimin pas Euro 2020.

“Klauzola në kontratën time për të shkuar në Barcelona është pas Kampionatit Evropian”.

“Asnjë datë nuk është përmendur, kështu që tani është pas Kampionatit Evropian në vitin 2021. Por unë nuk kam menduar për këtë për asnjë sekondë”, ka thënë Koeman.

UEFA konfirmoi shtyrjen e Euro 2020 të martën, me garën që do të organizohet përgjatë qershorit dhe korrikut të vitit 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here