Marash Kumbulla, gjysma e Europës pas tij!

Për ta lënë të lirë Kumbullën Hellas Verona do të kërkojë 25 milionë për këdo që dëshiron shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Passione Inter ka deklaruar se skuadra veroneze ka vënë çmimin për lojtarin pasi që e dinë se gjatë kësaj vere mbrojtësi i tyre do të largohet nga skuadra.

Inter thuhet se është në garë për mbrojtësin e kombëtares sonë, por përveç ‘zikaltërve’ në garë kanë hyrë edhe Manchester United, Chelsea, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Napoli.

Një gjë është e sigurt, Marash Kumbulla po përjeton një sezon ëndërrash, fakt që e ka bërë të jetë një prej mbrojtësave më të kërkuar në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here