Pjanic pranë largimit, të interesuara dy gjigantë europianë!

Miralem Pjaniç duket shumë pranë largimit gjatë kësaj vere nga skuadra e Juventusit.

Calciomercato raporton se Paris Saint Germain dhe Chelsea po fillojnë të përgatisin ofertat që do ti dërgojnë drejt ‘Zonjës së Vjetër’.

Gjigantët e Serie A kanë rënë dakort ta lënë të lirë mesfushorin boshnjak por jo për një çmim më të ulët se 60 milionë euro.

PSG duket se nuk e ka problem këtë shifër duke konsideruar faktin që francezët kanë një kohë të gjatë që po ndjekin futbollistin, por tani në skenë duket se është shfaqur edhe Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here