10 të prekur te skuadra italiane nga COVID-19!

Fiorentina ka 8 deri 10 lojtarë që janë të prekur nga Coronavirusi.

Këtë gjë e konfirmoi vetë presidenti i kësaj skuadre Rocco Commiso i cili deklaroi se 3 pjesëtarë të stafit po kurohen në spital ndërsa të tjerët janë izoluar në shtëpi.

‘Ndodhemi në një gjendje të jashtëzakonshme dhe duhet të bëjmë të pamundurën që ti ndihmojmë atyre që janë në vijën e parë të frontit kundër kësaj pandemie’- deklaroi Commiso.

Deri më tani lojtarët e konfirmuar me COVID-19 tek Fiorentina janë Vlahoviç,Cutrone dhe Pezzella.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here