Abramoviç hap thesin: 200 milionë paund për tre yjet e Serie A

Te Chelsea po përgatiten për përforcimet e sezonit të ardhshëm, pasiqë Blutë kanë pasur një sezon me oshilacione në Premier League.

Blutë e Londrës kanë përgatitur 200 milionë paund për transferimin e tre futbollistëve nga Serie A. Chelsea synon të luftojë për titullin e Premier League në sezonin e ardhshëm dhe Abramovich nuk e ka ndërmend të kursehet.

Futbollisti i parë në listën e Bluve është Lautaro Martinez, por do të duhet të garojnë me Barcelonën për shërbimet e argjentinasit. Blutë janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij 111 milionë euro, ndërsa Katalanasit nuk janë të gatshëm të ofrojnë para dhe kjo është përparësia e Londinezëve.

I dyti në listën e Chelsea është portjeri i Milanit, Gianluigi Donnarumma. Chelsea do ta shesë Kepan në verë dhe vendin e baskut do ta zërë Donnarumma dhe për italianin do të shpenzojnë 50 milionë euro.

Objektivi i tretë është mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic. Blutë janë të gatshëm të ofrojnë 65 milionë euro për boshnjakun, por nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit me Jorginhon

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here