Bombë nga Spanja: Ter Stegen transferohet në Serie A!

Koronavirusi ka ndëprerë pothuajse të gjitha kampionatet nëpër botë, por drejtorët sportiv po punojnë që tani për merkaton e verës.

Siç raporton Don Balon, Ter Stegen është i pakënaqur me statusin e tij te Barcelona dhe po mendon për largimin. Gjermani ka dashur që ta rinovojë kontratën me Katalansit dhe ka kërkuar dyfishin e pagës nga 5 milionë në 10 milionë euro, por kërkesa e tij është refuzuar nga Bartomeu.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Antonio Conte e sheh gjermanin si pasuesin ideal të Samir Handanovic. Neroaxurët janë të gatshëm ti ofrojnë Ter Stegenit pagë prej 10 milionë eurove në sezon.

Barcelona dëshiron Lautaron nga Interi dhe në operacion mund të përfshihet edhe Ter Stegen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here