Gundogan: Zidane, njëri prej më të mirëve të të gjitha kohërave!

Ilkay Gundogan ka shfaqur hapur admirimin që e ka ndaj trajnerit aktual të Real Madrid, Zinedine Zidane.

Gundogan në një intervistë për Marca kishte vetëm lavdata për trajnerin francez dhe njëherit një mesfushori të jashtëzakonshëm në kohën kur ishte aktiv në fushën e blertë.

‘Zidane e kam përcjellë qysh prej kohës që kam qenë fëmijë. Ai shkëlqeu gjithmonë me Real Madridin, me Juventusin por edhe me Francën.’

‘Kontrolli i jashtëzakonshëm i topit ishte diçka që e ka mahnitur çdo lojtar’- deklaroi Gundogan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here