Jovic është një dëshmi për Haaland!

Ish lojtari i Real Madrid Steve McManaman ka deklaruar se Luka Jovic është dëshmia më e mirë për Erling Haaland se nuk duhet që tani të transferohet tek skuadra madrilene.

McManaman ka deklauar se norvegjezi duhet akoma që të rritet në aspektin profesional si futbollist pasi Spanja shumë shpejt mund të shndërrohet në një ëndërr të keqe për një prej sulmuesve më të kërkuar në Europë.

Ndërkohë Jovic u transferua tek Real Madrid nga Eintracht Frankfurt dhe deri më tani aventura tek Real Madrid ka qenë një makth pasi nuk ka arritur të luajë thuajse aspak me Los Blancos.

Haaland për momentin është tek Borussia Dortmund ku po shkëlqen në Bundesliga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here