Juventus,Inter apo dikush tjetër? Rakitiç bën të ditur skuadrën e ardhshme!

Mesfushori aktual i Barcelonës, Ivan Rakitic ka bërë të ditur se sezonin tjetër dëshiron që të luajë për ish skuadrën e tij Sevillën prej ku edhe u rrit profesionalisht si lojtar.

Ky vendim i 32 vjeçarit i ka lënë ‘me gishta në gojë’ shumë skuadra të mëdha europiane si Inter, Juventus por edhe Paris Saint Germain që po kërkonin të siguronin shërbimet e kroatit për sezonin e ardhshëm.

Revista sportive ‘Sport’ ka bërë të ditur që Rakitiç këtë vendim e mori edhe për faktin që e fejuara e tij ka prejardhjen nga Andaluzia, gjë që e bën këtë skuadër akoma më të veçantë për ta mbyllur karrierën e tij sportive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here