Kane drejt Serie A?!

Harry Kane gjatë kësaj vere duket se do ti japë lamtumirën skuadrës së tij aktuale, Tottenham Hotspurs.

Sipas raportimeve, Juventus ka filluar lëvizjet e para në mënyrë që të realizojë këtë transferim por nuk është e vetme në këtë garë pasi për anglezin shumë e interesuar është edhe Real Madrid.

26 vjeçari ka plot 3 muaj që është jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi por interesimi për të dita ditës po vjen e po shtohet.

Largimin e Kane duket se po e bën të mundur vetë skuadra e Jose Mourinhos e cila këtë sezon që u ndërpre momentalisht është larg kualifikimit për në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here