Lautaro te Barcelona? – Ja çfarë thotë Zanetti

Javier Zanetti zëvendëspresidenti i Interit dhe njëkohësisht njeriu që bëri të mundur transferimin e Lautaro Martinez nga Racing Club te zikaltërit në një intervistë ka folur pikërisht për bomberin argjentinas i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Blaugranat janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të numrit 10 nga Interi prej 111 milionë eurosh që hyn në fuqi nga 1 deri në 15 korrik edhe pse kjo shifër ju duket pak e lartë, gjithsesi Zanetti nuk i trembet interesimit të Barçës pasi ka bindjen që Lautaro do qëndrojë te Barça.

”Ne jemi të kënaqur me Lautaron dhe Lautaro është i lumtur te Interi. Në këtë sezon po bën gjëra fantastike sit e Interi ashtu edhe te kombëtarja argjentinase. Ku e shikoj në të ardhmen? Sërish në futbollin italian. Ai është xhevahiri i fundit i gjeneratës së re të futbollistëve argjentinas. Është vetëm 22 vjeç, dhe ka një të ardhme të madhe përpara”, deklaroi Javier Zanetti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here