Manchester United dhe Chelsea në garë për Marash Kumbullën!

Manchester United dhe Chelsea kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Hellas Verona, Marash Kumbullën.

Kumbulla është padyshim një prej mbrojtësve më të mirë në këtë sezon të Serie A ku edhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Për Veronën mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka një vlerë prej 25 milionë eurosh për secilën skuadër që dëshiron shërbimet e tij.

Kumbulla ka qenë një prej lojtarëve kyç në këtë sezon me Hellas Veronën ku gjatë këtij sezoni kanë pësuar vetëm 26 gola në 25 ndeshje.

Ole Gunnar Solskjaer dhe Frenkie Lampard dëshirojnë ta kenë nën urdhërin e tyre mbrojtësin 20 vjeçar prej sezonit tjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here