Pogba-Haaland tek Real Madrid? Raiola shpjegon gjithçka!

Paul Pogba mbetet akoma një prej lojtarëve më të pëlqyer të Zinedine Zidane edhe pse drejtuesit e klubit mbretëror asnjëherë nuk ishin plotësisht të bindur për ta transferuar francezin në Santiago Bernabeu.

Ndërkohë Mino Raiola deklaroi se Pogba për momentin është duket kaluar një periudhë të vështirë dhe është i fokusuar vetëm ta mbyllë me sukses sezonin tek Manchester United dhe asgjë tjetër.

Raiola komentoi gjithashtu edhe Erling Haaland duke deklaruar se norvegjezi i ka befasuar që të gjithë me paraqitjet e tij tek Borussia Dortmund pasi siç tha ai askush nuk e priste një adaptim kaq të shpejtë me Bundesligën.

Agjenti në fund deklaroi se Haaland nuk pritet të largohet gjatë kësaj vere prej Dortmund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here