Paris Saint Germain disa javë më parë filloi që të përgatisë një ofertë për Paolo Dybalan, por Juventus hodhi poshtë çdo tentativë të parisienëve, raporton Calciomercato.
Kampionët e Ligue 1 duan të sigurojnë shërbimet e anësorit argjentinas nga paratë që do të munden të grumbullojnë prej shitjes së Neymar, i cili këtë verë duket shumë pranë transferimit tek Barcelona.
Megjithatë nga shitja e brazilianit pritet që të arkëtohet një shumë e madhe parash dhe një çmim i lartë mund të lëkundë edhe vendosmërinë e drejtuesve të Juventusit!