Barcelona tregon çmimin për Rakitiç!

Kushdo që dëshiron të sigurojë shërbimet e mesfushorit Ivan Rakitiç nga skuadra e Barcelonës atëherë duhet të ofrojë së paku 20 milionë euro.

Kjo bëhet e ditur nga klubi blaugrana pasi për 32 vjeçarin kroat interesim të madh kanë shfaqur Inter dhe ish skuadra e tij Sevilla.

Barcelona duket se është pajtuar që ta lërë të lirë kroatin pasi që edhe nuk është më në planet e klubit katalan por gjithnjë pasi që klubi që dëshiron atë të dhurojë shumën e kërkuar të parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here