E bujshme: Gazidis transferon yllin e Premier League te Milani

Kjo pauzë do ti bëjë mirë Milanit pas tensioneve në klub pas shkarkimit të Boban dhe Rosonerët kanë filluar të mendojnë për përforcimet e verës.

Ivan Gazidis ka gati përforcimin e parë për merkaton e verës edhe atë me parametra zero.

Siç raporton Corriere dello Sport, Milani do ta transferojë David Silvan të cilit i skadon kontrata me Cityn në fund të sezonit.

Gazidis beson se 34-vjeçari me eksperiencën e tij do të  ndihmojë Rosonerët sezonin e ardhshëm.

Silva u transferua te City në vitin 2014 për 30 milionë euro nga Valencia. Ai ka luajtur 424 ndeshje me Qytetarët dhe ka shënuar 74 gola dhe ka regjistruar 137 asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here