E fundit: PSG ‘rrëmben’ yllin e Serie A!

Për Paris Saint Germain prioritet gjatë kësaj merkato verore duket se do të jetë Sergej Milinkovic-Savic.

Ky është viti i tretë që Savic po përflitet për një largim nga kryeqyteti italian por tani në garë është PSG, një skuadër që problem nuk e ka aspak paranë.

Me Serie A që është shtyer deri në vitin e ardhshëm, tani zërat e merkatos nuk kanë të ndalur ku siç po flitet parizienët janë të gatshëm që të plotësojnë kërkesat e drejtorit të Lazios për të ofruar 100 milionë euro për ta lënë të lirë serbin.

Lazio këtë sezon është në pozicionin e dytë në Serie A vetëm një pikë pas Juventusit në një garë që ishte shumë e zjarrtë deri para disa javësh kur u ndërpre shkaku i COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here