El Clasico në merkato: Reali dhe Barcelona në garë për yllin e Cityt

Ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane ka vendosur që të largohet nga Etihad në fund të sezonit.

Gjermani po rikuperohet nga lëndimi dhe së shpejti pritet që të rikthehet në stërvitje, mirëpo ka informuar drejtuesit e Qytetarëtve se nuk dëshiron të rinovojë kontratën.

Bayerni shihej si skuadra favorite për transferimin e Sanes, por tani garës i janë bashkuar Reali dhe Barcelona.

City kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë Sanen, shifër kjo aspak problematike për Realin dhe Barcelonën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here