Gjithçka gati, Inter gati dy goditje në merkato!

Inter duket se e ka marrë shumë seriozisht planin për të sjellë në San Siro sulmuesin  e Chelseas Olivier Giroud por tani në listën e dëshirave ka hyrë edhe mbrojtësi i Bayern Munich, Corentin Tolisso.

Giroud pritej që gjatë këtij dimri të transferohej në San Siro por që marrëveshja nuk arriti të materializohej.

Tani mediat po raportojnë edhe për Tolisson, ku siç po shihet Antonio Conte gjatë kësaj vere i do që të dy në skuadër për të përforcuar që të dy repartet, si atë në mbrojtje por edhe atë në sulm.

Bayern për Tolisson ka vënë një çmim prej 35 milionë eurosh ndërsa për Giroud gjithçka duket e mbyllur vetëm pritet që të hapet afati veror i transferimeve dhe të konkretizohet marrëveshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here