Juventus në ‘pole position’ për blerjen e yllit të Manchester United!

Siç raporton Tuttosport, Juventus është në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez të Manchester United, Paul Pogba.

Mino Raiola kohëve të fundit ‘po flirton’ me Real Madrid për transferimin e Pogbas, mirëpo i ashtuquajturi ‘super agjenti’ nuk ka lënë anash as Biankonerët të cilët duken më të vendosur se kurrë për të rikthyer talentin në Torino.

Një mision i tillë duket paksa i vështirë pasi Ole Gunnar Solskjaer kërkon që me çdo kusht ta mbajë francezin në skuadër ku dihet se aspekti financiar nuk është problem për ‘Djajtë e Kuq’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here