Allegri rikthehet në stol!

Massimiliano Allegri duket se do të rikthehet të drejtojë një skuadër pasi interesimt të madh për të ka shfaqur gjiganti francez Paris Saint Germain.

PSG nuk duket e kënaqur me teknikun gjerman Thomas Tuchel edhe pse kanë arritur në çerek finale të Champions League dhe janë në vendin e parë në Ligue 1.

Sipas Foot Mercato, drejtuesit e PSG dëshirojnë të kenë në stolin e tyre ish trajnerin e Juventusit dhe Milanit në vend të Tuchel.

Nën drejtimin e Juves Allegri fitoi 4 herë Serie A në 5 vite edhe ishte dy herë në finale të Champions League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here