Barcelona po shpreson që të arrijë një marrëveshje me lojtarët e skuadrës në mënyrë që ti reduktohet paga për shkak të krizës së krijuar nga COVID-19, raporton Mundo Deportivo.
Klubi katalanas ka shpresë që në këtë kohë të vështirë do të gjejë mirëkuptimin e lojtarëve të saj duke marrë parasysh që në liga të tjera shumë lojtarë po lihen pa kontrata për shkak të pamundësisë për të i paguar.
Ditë më parë Serie A mori vendimin për ti ulur pagat të gjithë lojtarëve në masën deri në 30%.