A e ndali Pele së bashku me Santosin shpërthimin e një lufte?!

Ylli brazilian dhe bashkë lojtarët e tij kanë deklaruar se kanë pasur rol kyç në arritjen e një armëpushimi në Nigeri gjatë luftës civile të vitit 1969.

Karriera spektakolare e Peles është e mbushur me fakte dhe gjëra që vështirë mund ti arrijë ndonjë futbollist tjetër. 3 kupa të botës të fituara me Brazilin dhe mbi 1000 gola të shënuar, edhe pse ky fakt edhe ditëve të sotme është i diskutueshëm.

Por edhe pas këtyre viteve një gjë ka mbetuar pa u shpjeguar: A e ndali Pele dhe Santosi luftën në Nigeri në mes të dy kombeve?

Ky tregim daton para 50 viteve kur Santosi po mbante një tur nëpër Afrikë.

Një konflikt brutal kishte shpërthyer në mes të Nigerisë dhe një rajoni të saj i quajtuar Biafra, që dëshironte të shkëputej nga qeveria qendrore e cila dominohej atëherë nga grupi i Hausa-Fulani me prejardhje nga veriu i vendit.

Gjatë dy viteve të konfliktit rreth 2 milion njerëz humbën jetën dhe plot 4.5 milionë të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre.

Pele atëherë arriti në mesin e luftës dhe atëherë do të zhvillohej finalja në mes të Santos dhe Super Eagles, ndeshje e cila u mbyll 2-2 ku golat për Santosin i shënoi Pele.

Por arritja më e madhe e këtij evenimenti ishte që sidomos Pele dhe Santosin arritën që të mbanin një armëpushim që zgjati 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here