Fellaini pozitiv me COVID-19!

Ish lojtari i Manchester United, Marouane Fellaini ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lojtari i cili për momentin gjendet në provincën kineze, Jinan, pas analizave është raportuar se ka dalë pozitiv me Corona virus.

Sipas mediave nga ishulli britanik këtë lajm e kanë konfirmuar edhe nga departamenti i shëndetësisë në provincën e Jinan.

Fellaini është vetëm futbollisti i rradhës që është prekur nga ky virus pasi një numër i konsiderueshëm lojtarësh nëpër skuadra të ndryshme europiane kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here