Flet agjenti i lojtarit që po kërkohet nga Inter dhe Milan!

Juan Musso pritet që të jetë një top objektiv gjatë kësaj vere.

Portieri argjentinas ka një kohë të gjatë që po vëzhgohet nga Inter, ndërsa tani në garë ka hyrë edhe skuadra e Milanit.

Nëse Donnarumma largohet, atëherë do të shohim një derbi tjetër por kësaj rradhe në merkato.

Ndërsa agjenti i portierit të Udineses Vicente Montes deklaroi se klienti i tij po kalon një sezon ëndërrash dhe ka pasur disa ndeshje këtë sezon që e ka mbajtur rrjetën e paprekur dhe se në Itali nuk është lehtë të fitosh rrespektin pasi ka shumë portierë të zotë.

Për interesimin e Inter dhe Milanit agjenti i tij ka deklaruar se është ende herët për të komentuar diçka por është një privilegj që Musso po kërkohet nga dy klubet më të mëdha në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here