Liverpool ‘marshon’ drejt Serie A, anglezët të çmendur pas këtij lojtari!

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp i ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere prioritet kryesor për klubin duhet të jetë mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, i cili vlerësohet rreth 80 milionë euro, raporton Express.

23 vjeçarit i është ofruar një kontratë e re për të rinovuar me napolitanët por futbollisti ka hezituar që të nënshkruajë dhe ka vendosur që gjithçka ta lë për në fund të këtij sezoni.

Nëse Liverpool dëshiron të sigurojë shërbimet e talentit 23 vjeçar atëherë duhet që ti bëj ballë konkurencës së Barcelonës, Real Madrid, Bayern Munich dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here