Arteta rrëfehet për herë të parë pas diagnostifikimit me coronavirus

Mikel Arteta ishte pjestari i parë i Premier League i infektuar me Coronavirus.

Arteta ka dhënë deklaratën e tij të parë pas diagnostifikimit me Coronavirus.

“Ndihem mirë. U deshën 3-4 ditë për të rikuperuar energjinë time dhe nuk kam më simptoma. Tani jam mirë”. Mikel Arteta, personi i parë pozitiv me “Coronavirus” në Premier League, i siguron të gjithë për gjendjen e tij. Për mikrofonat e “La Sexta”, ai tha:

“Unë bëra testin (tamponin) më 11 mars dhe ata ma dhanë rezultatin ditën tjetër. Dola pozitiv. Menjëherë informuam Premier League në mënyrë që të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me mua të izoloheshin. Dhe prej andej erdhi vendimi për pezullimin e kampionatit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here