Gati shkëmbimi spektakolarë: Icardi te Juventus, ylli i Biankonerëve te PSG

Siç raporton Tuttosport, Juventus dhe PSG në qershor mund të ulen në tryzën e negociatave për një shkëmbim spektakolarë.

Juventus dëshiron transferimin e Mauro Icardit, ndërsa PSG kërkon që në operacion të përfshihet Miralem Pjanic.

Icardi te PSG është i huazuar, ndërsa Parisienët mund ta blejnë kartonin e tij për 70 milionë euro. Pjanic, nga ana tjetër, po përjeton një moment rënieje, pas një fillimi shumë të lartë të sezonit. Dhe PSG mendon se çmimi i tij është më i ulët, si performanca e boshnjakut në javët e fundit.

Në rast se ky operacion realizohet Interi do të përfitonte 85 milionë euro (70 milionë të blerjes dhe 15 milionë për transferim të mëvonshëm në ndonjë ekip italian).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here